Luis Berisha, talenti 18 vjeçar nga Gjakova

Në fushën e gjelbër e veçojnë qetësia dhe klasi.

Në supe ka vetëm 18 vjet, por kur topi është në këmbët e tij të bën të mendësosh se ka një përvojë të gjatë në futboll.

Ky është talenti Luis Berisha nga Gjakova, që aktualisht e djersitë fanellën e Dardanëve.

“Jam 18 vjeçar, futbollit ja kam nisur në moshën 10 vjeçare në klubin e qytetit KF Gjakova. Pozita ime është mesfushor, kurse inspirimi im prej fëmijërisë është Leo Messi, prej atij kam filluar edhe të luaj futboll”, tha ai fillimisht për RTV Dukagjinin.

Berisha tregoi se çka i pëlqen më së shumti gjatë lojës së bukur.

“Asistimet më pëlqejnë më shumë. Por, edhe gola është e rëndësishme. Por, pozita ime që është mesfushor ka më shumë karekteristikë asistimet”.

Për shkak të kualitetit që ka edhe ofertat nuk po i mungojnë, teksa pati edhe disa falenderime.

“Po, oferta kam pasur prej shumë klubeve, synimet e mia janë që në të ardhmen të luaj diku në Evropë, në një klub të madh. E falenderoj familjen, i falenderoj trajnerat e KF Gjakovës dhe FC Dardanëve”.

Për Luisin futbolli është pasion nga i cili nuk e ka ndërmend të distancohet dhe për të arritur zenitin e sukseseve nuk e ka ndërmend të ndalet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika