Luis de la Fuente zëvendëson Enrique si trajner i Spanjës

Luis de la Fuente





Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF), ka njoftuar se Luis de la Fuente është emëruar trajner i ri i Përfaqësueses së Spanjës.

Spanja, gjatë ditës së enjte, ka konfirmuar mosvazhdimin e kontratës së trajnerit, Luis Enrique, pas eliminimit në fazën e 16-të të Kupës së Botës “Katar 2022”, me penallti nga Maroku.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe brenda një ore, drejtuesit e RFEF kanë vendosur për pasuesin e Enriques.

Bëhet fjalë për trajnerin e Spanjës U21, Luis de la Fuente, i cili do ta marrë drejtimin e kombëtares La Roja.

Është vetë faqja zyrtar e RFEF, e cila ka konfirmuar emërimin e De La Fuentes në krye të ekipit të parë.

“RFEF ka zgjedhur Luis de la Fuente si trajnerin e ri të kombëtares. Drejtori sportiv, Jose Francisco Molina, i ka transferuar një raport presidentit, Luis Rubiales, në të cilin, rekomandon zgjedhjen e trajnerit të La Roja, deri tani trajneri U-21, për të drejtuar fazën e re që nis pas Kupës së Botës në Katar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të tyre, trajneri i ri do të debutojë në mars, në fazën kualifikuese të Gjermanisë për Euro 2024, dhe do të drejtojë dy ndeshjet e para kundër Norvegjisë dhe Skocisë.

Pasi emërimi i tij të ratifikohet nga bordi i drejtorëve, Luis de la Fuente do të prezantohet të hënën më 12 dhjetor në orën 12:30, në sallën e sportit “Luis Aragones të Ciudad del Futbol”.





Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika