“Luis Enrique merr timonin e PSG”

Paris Saint-Germain është gati të arrijnë një marrveshje me trajnerin Luis Enrique. Pritet vetëm nënshkrimi I kontratës

Luis Enrique

Luis Enrique pritet të jetë trajneri i ri i Pasris Saint-Germain.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e klubit francez, por duket se marrëveshja është arritur. Së paku kështu raporton Fabrizio Romano, përmes një tweeti në rrjetin e tij social Twitter.

“Paris Saint-Germain janë të përgatitur për të nënshkruar marrëveshjen me Luis Enrique – do të nënshkruajë kontratën dyvjeçare shumë shpejt. Trajneri spanjoll i PSG do të zbulohet sapo klubi të përfundojë marrëveshjen e largimit me Christophe Galtier, shumë afër. Ja ku shkojmë”, ka shkruar Fabrizio Romano.

Enrique ka drejtuar ekipe si trajner i AS Roma, Celta Vigos, FC Barcelonës, si dhe Kombëtares së Spanjës. Ai ka fituar trofe si Ligën e Kampionëve, Kupën e Spanjës, La Ligan, SuperKupën e UEFA-s, SuperKupën e Spanjës etj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika