Detyra e radhës për Real Madridin këtë verë është finalizimi i largimit të Luka Jovic , i cili do t’i bashkohet Fiorentinës si transferim i lirë
Është folur për një huazim, por në fund ai do të largohet si transferim i lirë dhe Fiorentina do t’i paguajë të gjitha pagat e tij, njofton Marca.
Kontrata e tij me Real Madridin ishte deri në vitin 2025, por tani ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Fiorentinën dhe do të angazhohet për klubin italian deri në vitin 2024.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që Jovic largohet nga Estadio Santiago Bernabeu, pasi ai gjithashtu u rikthye në Eintracht Frankfurt si huazim sezonin e kaluar pasi nuk arriti t’i përmbushte pritjet në kryeqytetin spanjoll.