Luli i ‘Dardanëve’ paralajmëron reforma të mëdha te Kombëtarja e Kosovës: Ndoshta është momenti për kualifikim

Kryetari i tifogrupit 'Dardanët', Lulzim Berisha, ka thënë se në vitin 2024 duhet të bëhet një riorganizim shumë i madh te Kombëtarja e Kosovës

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Berisha ka paralajmëruar reforma te ‘Dardanët’.

Ai la të nënkuptohet se do të vijë një përzgjedhës dhe futbollistë të rinjë te Kosova, teksa shtoi se nuk është përzirë asnjëherë në politikat e Federatës së Futbollit të Kosovës.

”Në vitin 2024 duhet të bëhet një riorganizim shumë i madh, duhet edhe është pa qare. Unë politikat e Federatës së Futbollit nuk i bëj, as nuk pretendoj t’i bëj, siç pretendojnë njerëzit e tjerë. Po flas për përzgjedhës dhe lojtarët, nuk përzihem në politikat e Federatës. Po flas për selektor të ri, lojtar të ri, gjak të ri, po flas për kualifikim se ndoshta është momenti për kualifikim të Kosovës. Besoj që pa i ndezur motorrat të gjithë, duke filluar nga kreu i FFK-së, nuk besoj që dikush tjetër mundet ta zgjedh një selektor të ri ose të marrë një lojtar të ri,” tha Luli.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika