Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, së bashku me ministrin për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashqi, i kanë shkuar për vizitë kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Zeqiri, i cili ka theksuar se gjatë këtij takimi kanë pasur rastin të takojnë edhe disa qytetarë serbë.
“Sot pata kënaqësinë ta kemi në vizitë kryetarin e Leposaviqit z.Lulzim Hetemin…. ishte një befasi e këndshme e paparalajmëruar… dhe gjithashtu më pastaj një takim i pritur me ministrin z.Nenad Rashiq me bashkëpunëtorë…ku patëm rastin të takojmë një pjesë të qytetarëve serbë”, ka shkruar Zeqiri në Facebook.