Lushaku: Është pezulluar arsimtari që përjashtoi nga ora nxënësen që mbante plis dhe hodhi flamurin

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se është pezulluar mësimdhënësi i shkollës “Xhemail Mustafa” në kryeqytet, për përjashtimin e një nxënëseje që mbante plis dhe për hedhjen në bërllok të flamurit kombëtar.

Lushaku-Sadriu, duke folur në emisionin Debat Plus, konfirmoi se ndaj mësuesit është marrë masë disiplinore dhe ai është futur në komision disiplinor.

Ajo theksoi se aktet e tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me parimet demokratike ndërkombëtare për respektimin e simboleve shtetërore dhe kombëtare.

“Një arsimtar ka zgjedh që t’i heq flamujt dhe në një farë forme demonstrative t’i hedh ata. Dhe kemi marrë masë disiplinore. E kemi futur në komision disiplinor dhe është pezulluar. Kjo nuk lejohet në institucione publike është kundër çdo parimi demokratike ndërkombëtare për simbolet shtetërore dhe kombëtare… Shkollat janë institucione publike ku duhet të ruhen çfarëdo simboli kombëtar i çfarëdo populli, aq më tepër kur janë shtete mike, shtete ë kemi ndjenje të veçanta”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika