Lushaku kritikë Kurtit: Katër vjet kryeneçësi dhe paaftësi, raportet me ShBA-të janë jetike

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu, ka shprehur kritika ndaj qeverisjes së Albin Kurtit gjatë katër viteve të fundit në lidhje me raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar si një periudhë të mbushur me kryeneçësi dhe paaftësi.

Teksa ka komentuar kritikat e fundit të Richard Grenell – emisar i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale – ndaj Kurtit, Lushaku-Sadriu theksoi rëndësinë jetike të ruajtjes dhe forcimit të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se ato duhet të jenë gjithmonë në nivel shtetëror, pavarësisht ndryshimeve në administratë ose parti politike.

Grenell: Retorika e Kurtit se është i afërt me ShBA-në është e rreme, mos u mashtroni

Lushaku-Sadriu shtoi se LDK është e përkushtuar për të ndërtuar një qeverisje që synon freskimin e raporteve me SHBA-të.

“Raportet tona me SHBA-të janë në një nivel tjetër. Janë në nivel shtetëror dhe për ne janë të njëjta, cilado administratë që është, cilido parti që është. Politikat dhe aleancat tona ndërtohen në nivel shtetëror. Dhe për këtë jemi tepër të vendosur që në mënyrën me serioze t’i qasemi rikuperimit të marrëdhënieve tona. Ne kemi vënë raportet tona me administratën re dhe shpresoj shumë që këto intensifikohen, ta kemi mundësin ta udhëheqim qeverisjes dhe me qeverinë tonë t’i freskojmë raportet. Do të punomë shumë afër. Do të dialogojmë para se gjithash me SHBA-të. Do të synojmë t’i involvojmë SHBA-të në dialogjet tona për integrim dhe prosperitet.

Raportet tona me SHBA-të janë jetike. Raportet tona integruese në BE po ashtu janë jetike. Për këtë kërkojmë që SHAB-të të jenë garantuese”, ka thënë Lushaku-Sadriu Në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika