Lushaku: Kryeministri Kurti është në dijeni për aferat në sektorin e energjisë

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në dijeni për aferat në sektorin e energjisë

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se rasti i arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, dhe ai i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, janë dy raste ilustrative që Qeveria aktuale merr në mbrojtje persona që janë nën hetime për korrupsion.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Lushaku ka thënë se platforma politike antikorrupsion ka rënë poshtë.

“Rasti i Nagip Krasniqit, arrestimi i tij dhe rasti i Martin Berishajt janë dy raste ilustrative se si kjo qeveri merr në mbrojtje dy persona që janë nën hetime dhe akuzohen për korrupsion. Të lihet një ambasador për 1 vit pasi dyshohet se është i involvuar në një skandal që është rajonal nuk ka ndodhur më herët. Edhe po të jetë hiç i vërtetë, si akt moral për të qenë konsistentë në kauzën e tij kundër korrupsionit është dashur që ta shkarkojë”.

“Njëjtë është edhe me zotrinë në KEK dhe këtu duket se krejt sektori i energjisë është kryeministri mbrapa në dijeni për skemat që janë dhe këtu duket se krejt sektori i energjisë është kryeministri mbrapa në dijeni për skemat që janë. Po flasim për 2 njerëz që janë të VV-së. Përgjegjësia është individuale, por si platformë politike antikorrupsion kjo ka rënë në tokë sepse është dëshmuar, nuk ka asnjë shpjegim që tregon se presidentja bashkë me kryeministrin nuk e kanë shkarkuar ambasadorin”.

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është dërguar në paraburgim pasi ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, “Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale “Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, rasti i ambasadorit Berishaj ka të bëjë me raportimet për aferën korruptive që lidhet me kompaninë energjetike GEN.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika