Lushaku-Sadriu: Marrëveshja e Ohrit është më jo cilësorja që ka mundur të arrihet

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku ka theksuar se LDK insiston që të bëhet maksimumi që Asociacioni të mos shndërrohet në diçka tjetër “që do të jetë një vetëmenaxhim, të ruhet Kushtetutshmëria dhe çfarëdo marrëveshje që të jetë të vijë dhe të interpretohet në Gjykatën Kushtetuese

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit është më jo cilësorja që ka mundur të arrihet.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për opozitarizmin e LDK-së karshi zhvillimeve dhe Qeverisë, Lushaku ka thënë se janë bërë gabime në proces, në hapa duke u vënë afate kohore për implemtim të disa marrëveshjeve teknike me Serbinë e cila gjatë gjithë kohës ka provokuar.

“Në mënyrë kontinuele kemi kërkuar nga kryeministri që të arrijë një marrëveshje finale ashtu siç ka premtuar dhe ka qenë qëndrim i prerë i LDK-së për një marrëveshje finale që ka njohjen në thelb, që ka kushtetutshmërinë dhe rendin dhe ligjin brenda Kosovës dhe që është një marrëveshje finale. Kjo na ka vendosur neve në një pozitë të vështirë negociues dhe ka bërë që Marrëveshja e Ohrit të arrihet me shumë kompromise, për këtë kemi pasur qëndrim, kemi shfaqur shqetësimet tona”, ka thënë ajo.

Lushaku ka theksuar se LDK insiston që të bëhet maksimumi që Asociacioni të mos shndërrohet në diçka tjetër “që do të jetë një vetëmenaxhim, të ruhet Kushtetutshmëria dhe çfarëdo marrëveshje që të jetë të vijë dhe të interpretohet në Gjykatën Kushtetuese”.

Si konsensus e kësaj janë ulur elementet tona në debat, argumentet tona në debat dhe kemi humbur në cilësinë e debatit dhe kjo marrëveshja është definitivisht më jo cilësorja që ka mundur të arrijë një qeveri. Kjo marrëveshje edhe sa i përket ikjes së nënshkrimit është obligative duke e bërë që të shkojë dhe të inkorporohet në të drejtën evropiane që në rrugëtimin tonë evropian do të na vijnë kriteret e dakorduara në Ohër si lloj kritere të BE-së, do t’i shkojnë edhe Serbisë, por do të jenë obligative dhe do të na vënë në pozita kur ne do të duhet ta ndryshojmë edhe Kushtetutën tonë”.

Ajo ka potencuar se nga krejt kjo skemë, Kosova ka mundur që të negociojë më mirë duke i qëndruar afër miqve dhe aleatëve ndërkombëtarë dhe duke e fituar luftën me argumente brenda.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika