Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë për t’u deklaruar rreth skenave të dhunës në Parlament.
Ai ka thënë se ftesës do t’i përgjigjet pasi të përfundojë seanca e kuvendit.
“Sapo më njoftuan nga zyra e grupit tonë parlamentar të PDK-së, se kam pranuar një ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, për t’u deklaruar rreth ngjarjes së sotme. Ftesës do t’i përgjigjem pozitivisht, pasi të përfundojë seanca në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.