“Buxheti i dobët”Lushtaku i PDK-së: Kontratat njëburimore janë për shqetësim


Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Mërgim Lushtaku ka deklaruar planprojekti për miratimin e buxhetit të vitit 2025 është “shqetësuese” se si qeveria aktuale ka ende “fytyrë” dhe krenohen me paraqitjen e tij në Kuvendin e Kosovës.

Lushtaku në një videolidhje direkte në “Five” të Dukagjinit u shpreh se edhe kontratat një burimore të përfshira në buxhet janë parë me shqetësim

“Do të shohum në votim por është shqetësuese se si ende kanë fytyrë për të paraqitur me projektligj dhe krenohen me të. Ku e dijmë se zbatueshmëria ka qenë shumë  e dobët dhe sigurisht nuk ka ndikuar në zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Defekti kryesor edhe pse është ligjitim, është në fund të vitit është buxhet afatshkrutër, pasi jemi në prag zgjedhjeve, Me 9 shkurt janë zgjedhjet.  Dhe së dyti, duke u bazuar në planifikimet e mëhershme që nga marrja e mandatit të Qeverisë Kurti, ka pasur planifikim I cili ka rezultuar me zbatueshmëri dhe implementim të dobët të buxhetit. Tek investimet e kategorisë së shpenzimeve qeveritare janë pare ma duarshlir dhe luksi është rritur shumë. Tek projektet kapitale që duhet të shërbente dhe lehtësonte qytetarëve nuk I kanë zbatuar mënyrën dhe planifikimin e duhur, dhe ndikon në jetën e tyre direkt. Janë pare me shqetësim edhe kontratat njëburimore. Nuk janë të mirëseardhura kur dihet që duhet të ket1% konkurencë të mirëfilltë dhe cilësi më të mirë. Gjithmonë ka dyshime për korrupsion dhe hajni. Po ballafaqohet edhe vet qeveria dhe disa ministra.”, shtoi Lushtaku.

Lushtaku shtoi se çdo vit ka pasur rritje të buxhetit, jo vetëm me Qeverinë Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika