“Personalisht kam folur me disa deputetë të Vetëvendosjes dhe realisht janë çuditë edhe vet me sjelljen e Albinit dhe me mos-koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare. Nuk dua të përmend emrat, janë mbi dhjetë deputetë që ndoshta e presin vetëm ditën të largohen Vetëvendosja”.
Kështu ka thënë Mërgim Lushtaku nga PDK në “Debat Plus”.
Sipas tij, të njëjtit deputetë që e kanë bindur elektoratin e vet për të mbështetur partinë në pushtet, tani i kanë rënë pishman.
“Sepse e kanë pa që ai (Kryeministri Kurti) nuk përfaqëson atë që ka deklaruar para tyre si përfaqësues i qytetarëve”, ka shtuar ai.