Lushtaku: Pa Bedri Hamzën si kryeministër, PDK nuk merr pjesë në votim

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në asnjë votim për formimin e institucioneve derisa të sigurohet një zgjidhje e qëndrueshme për qeverisjen e vendit.

Sipas tij, kjo zgjidhje përfaqësohet vetëm nga Bedri Hamza si udhëheqës i qeverisë së ardhshme.

“Ne nuk do të marrim pjesë në votim derisa nuk kemi një zgjedhje të qëndrueshme për Kosovën. E sigurisht zgjedhje e qëndrueshme për Kosovës është zgjedhja e Bedri Hamzës si udhëheqës i qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me të besoj që do të krijohet edhe stabiliteti dhe qëndrueshmëria në vend”, ka thënë Lushtaku, pasi është regjistruar si deputet i ardhshëm i Kuvendit.

Ai tha se PDK po zhvillon takime me partitë tjera politike dhe po bën thirrje publike dhe individuale për të qëndruar të bashkuar në qëndrimin kundër një mandati të tretë të mundshëm për Albin Kurtin

“Ne i bëjmë thirrje dhe individuale edhe publike e sigurisht ja edhe takime me partitë politike që të ketë një qëndrueshmëri në premtimet që kanë bërë në mos dhënien e mundësisë së Kurti 3 në Kosovë. Sigurisht që në këtë pjesë do të shihet nesër se si do të veprojnë. Nuk ka asnjë dakordim konkret”, ka shtuar Lushtaku.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika