Lushtaku: PDK-ja nuk voton pro projektbuxhetit të vitit 2024, nuk sjell asnjë alternativë zhvillimore

Grupi parlamentar i PDK-së nuk do të votojë pro projektbuxhetit të vitit 2024, thotë deputeti Mergim Lushtaku

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se grupi parlamentar i PDK-së nuk do të votojë pro projektbuxhetit të vitit 2024.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2024, Lushtaku ka thënë se ky buxhet nuk sjell asnjë alternativë zhvillimore për vendin.

“Grupi Parlamentar i PDK-së nuk do ta përkrahë projektbuxhetin e vitit 2024. Jemi kundër këtij buxheti që nuk sjell asnjë alternativë zhvillimore dhe nuk është buxhet i mirëqenies së qytetarëve”, tha ai.

Sipas tij, pas shqyrtimit të projektbuxhetit, i njëjti nuk paraqet kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve, të bizneseve.

Dhe si i tillë “duket më i madh në shifër por në një situatë krize… i lë më të varfër qytetarët e Kosovës”.

“Mirëpo, sot, para se të flas për buxhetin, i keni planifikuar 10 milionë euro shpenzime prej të cilave nuk rrjedh asnjë projekt i rëndësishëm, madhor që mund te krenoheni. Në fushatë kryeministri ka premtuar se do të forcojë ekonominë e vendit… të gjitha manipulimet është vështirë me ia mbajtë mend”.

Ai e konsideron humbje kohe për Kosovën, e cila, sipas tij, ndikon në financa, ekonominë e vendit e diplomaci.

“Është humbje kohe që të flitet për manipulimet e këtyre njerëzve, por humbje më e madhe po i shkaktohet vetë Kosovës me financa ekonomi e diplomaci, në kulturë e çka jo. Këta besimin e qytetarëve e kanë marrë si privilegj, dhe mendojnë se do qëndrojnë gjithmonë aty, vetëbesimin e kanë të lartë e dijen të ulët. Fatmirësisht po iu del në pah fytyra e vërtetë. Janë të turpshme deklaratat e juaja se Policia e Kosovës ka paga mbi dy mijë euro, nëse veç e dini se çka është paga. Ku jemi sot, ku është qytetari i Kosovës, a është më mirë apo më vështirë të jetohet sot, përgjigjja veçse dihet”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika