Lushtaku për mosanëtarësimi në KiE: Kaq poshtë ka rënë Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharakë

"Kaq poshtë ka ra Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharak. Kaq për vizionin e strategjinë diplomatike të Binit, Donikës e sojit të tyre"

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku duke ia vendosur një infuzion afër ulëses kryeministrit Kurti

Pas dështimit të Kosovës të anëtarësohet në Këshill të Evropës, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë Kurti.

Lushtaku ka thënë se me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryediplomaten, Donika Gërvalla, ose siç i quan ai “recitues qesharakë”, “kaq poshtë ka rënë” Kosova.

“Në fillim thanë se për anëtarësim në Këshill të Evropës ishte kusht t’i falen 24 hektarë Manastirit, gënjyen e dështuan. Tash paramendojeni, “vetmenaxhimi” është bërë kërkesë e pa kompromis e bashkësisë ndërkombëtare. Kaq poshtë ka ra Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharak. Kaq për vizionin e strategjinë diplomatike të Binit, Donikës e sojit të tyre”, ka shkruar Lushtaku, në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika