Lutfi Haziri del më një sqarim për takimin sekret të palës kosovare dhe asaj serbe në Zvicër

Lutfi Haziri dhe Memli Krasniqi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Hazri, ka dalur me një sqarim rreth hulumtimit të mediumit zviceran “NAA am Sonntag”.

Sipas tyre Zvicra po ndërmjetëson në mënyrë diskrete mes Serbisë dhe Kosovës dhe po përpiqet të parandalojë që “konflikti” të përshkallëzohet më tej.

“NZZ am Sonntag”: Kosova e Serbia takime sekrete në Zvicër

“Që nga viti 2015, Zvicra e mbështet Bashkimin Evropian, i cili po udhëheq dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me instrumentet e veta plotësuese: “Departamenti për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut organizoi takime të rregullta në të cilat përfaqësues të partive më me ndikim nga të dyja vendet mori pjesë”, thuhet në këtë hulumtim.

Haziri ka thënë se përkundër NZZ si gazetë me prestigj të lartë ka bërë një shkrim dhe, Departamenti i Jashtëm i Zvicrës, që sipas tashmë tij dihet që nga viti 2015.

“Përkundër që NZZ, si gazetë me prestigj të lartë, ka bërë një shkrim dhe Departamenti i Jashtëm i Zvicrës ka bërë sqarimet adekuate, tashmë dihet se prej vitit 2015, ky Departament mbështet përmes CIG-ut një takim të përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut”, ka shkruar Haziri.

Sipas Hazirit ky Departament, punon ne rregullat e “Chatham House”, dhe palët takohen sipas një orari për të diskutuar çështjet e hapura në mes të Serbisë dhe Kosovës.

“Ky Departament punon në rregullat e “Chatham House” dhe palët takohen sipas një orari për të diskutuar çështjet e hapura në mes të Serbisë dhe Kosovës, në linjat e dialogut të Brukselit, por që është më shumë takim rekomandues, sikur takimi i fundit i mbajtur në Zvicërr që ka dalë me një nonpaper dhe ka rekomanduar mënyrën si të dilet nga kjo gjendje e bojkotit të institucioneve tona nga ana e serbëve të Kosovës dhe rolin e Serbisë në këtë bojkot”, ka shtuar Haziri.

Haziri tha se formate të tilla e sipas NZZ-së janë sekretë janë organizuar dhe mbështetur edhe vendet tjera, dhe LDK-ja merr pjesë në çdo tavolinë që ftohet për të diskutuar.

Por negocimi i vetëm mbahet në Bruksel nga ana kryeministrit.

“Formate të tilla të takimeve kanë organizuar dhe mbështetur edhe vendet tjera.
LDK merr pjesë në çdo tavolinë që ftohet për të diskutuar çështje të tilla por negocimi i vetëm mbahet në Bruksel nga ana e kryeministrit, respektivisht Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika