Në një konferencë për shtyp nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, shpreu mendimin e tij për vizitën e Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Kryeministrit, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se kjo ishte vizita e gjashtë e tyre.
Sipas Hazirit, Vjosa Osmani kishte qenë edhe tri herë të tjera në ShBA, ndërsa kryeministri Kurti dy herë.
Lutfi Haziri tha se Amerika ka marëdhënie të pakufizueshme me popullin e Kosovës, por jo me politikanët.
“Vizita e ka kuptimin e letrës së Janarit dhe se asgjë nuk ka ndodhur jashtë asaj, pavarësisht vizitës së Osmanit dhe Kurtit”, është shprehur Haziri gjatë konferencës.
Nënkryetari i LDK-së vizitën e Kurtit dhe Osmanit e quajti “Ekskursion politik”
Ndër të tjerash, ai tha se LDK-ja kishte pasur edhe më herët kësi takime, por në nivel presidentësh. Ai ka theksuar se Fatmir Sejdiu ishte takuar me presidentin , ndërsa VV-ja takimin e ka organizuar nga sekretari i shtetit.