Lutfiu jep detaje për zyrën e Këshillit Kombëtar shqiptar në Sanxhak

Kryetari i zyrës së Këshillit Kombëtar shqiptar në Sanxhak, Nevzad Lutfiu, është shprehur se shqiptarët në atë pjesë kanë qenë një shoqëri në harresë totale, dhe se për ta është shumë e rëndësishme që tashmë është një zyrë dhe një institucion që do të kujdeset për ta

Nevzad Lutfiu, kryetar i zyrës së Këshillit Kombëtar shqiptar në Sanxhak

Nevzad Lutfiu, kryetar i zyrës së Këshillit Kombëtar shqiptar në Sanxhak, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka thënë se themelimi i zyrës së Këshillit Kombëtar shqiptar në Sanxhak vjen si rezultat i punës që e kanë bërë nga muaji shtator.

“Fillimisht kemi krijuar një kontakt me shqiptarët të deklaruar në Pazarin e Ri, pastaj kemi filluar me shpërndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore për nxënësit shqiptar që jetojnë në atë pjesë për të vazhduar pastaj me kursin e gjuhës shqipe, dhe krejt në fund e kemi kurorëzuar me hapjen e zyrës së Këshillit Kombëtar shqiptar në qendër të Pazarit të Ri. Jam i bindur tashmë që kjo shtëpi e re për ta do të jetë ku ata dhe do t’i avancojnë të drejtat e tyre dhe do të punojnë në ruajtjen e identitetit kombëtar në atë pjesë të Serbisë”, ka thënë Lutfiu.

Lutfiu ka thënë se kjo zyrë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve shqiptarë në atë pjesë. “Kemi një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve që jetojnë në qytete të ndryshme të Serbisë, me ta e kemi filluar kursin e gjuhës shqipe”, ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar shqiptar në Sanxhak.

“Ndërkohë, kjo është zyra e katërt e cila hapet, sepse e kemi selinë në Bujanovc, zyrën në Preshevë, zyrën në Medvegjë, dhe tashmë e kemi zyrën në Pazarin e Ri. Ka qenë shumë emocionale hapja e kësaj zyreje, mund ta paramendoni se si është gjendja e tyre. Një shoqëri që ka qenë në harresë totale edhe mund ta imagjinoni se sa e rëndësishme për ta që tashmë është një zyre, një institucion, që do të kujdeset për ta. Jam i bindur që në ditët, muajt, vitet e ardhshme do të kemi një gjendje krejtësisht të re në atë pjesë të Serbisë, tek shqiptarët”, ka thënë tutje Lutfiu.

Kryetari i Këshillit Kombëtar shqiptar në Sanxhak ka bërë të ditur se janë duke planifikuar një plan enkas për këtë këshill dhe ndër të tjerash do të mbahen aktivitete të ndryshme kulturore. Më tej, ai ka rrëfyer se përmes këtij këshilli do t’i mbështesin të rinjtë që janë të interesuar në arsim.

Në përvjetorin e Kongresit të Manastirit, në Sanxhak është hapur zyra e “Këshilli Kombëtar Shqiptar”.

Nevzad Lutfiu nga Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) tha se shqiptarët në Pazarin e Ri nga sot do ta kenë një shtëpi të re.

Pamje nga hapja e zyrës së Këshillit Kombëtar shqiptar në Sanxhak

Lexo dhe: Hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Sanxhak

“Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij në Pazar të Ri. Kjo, vetëm pak muaj pasi nxënësit shqiptarë të Sanxhakut u furnizuan me çanta dhe filloi kursi i gjuhës shqipe. Shqiptarët në Pazarin e Ri sot kanë edhe një shtëpi të re. Kjo në vigjilje të festave të Nëntorit. E gëzofshi për shumë gjenerata!”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika