LVV e kundërshton çmimoren për parkingun në Prishtinë: Është shkelur kontrata

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se në rastin e çmimores për parkingun e Prishtinës ka të bëjë me shkelje të kontratës nga ana e operatorit privat dhe miratim në heshtje nga ana e organeve komunale, konkretisht kryetarit, Përparim Rama

Ilustrim





Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar pas publikimit të listës së çmimeve që janë përcaktuar për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik, duke i kundërshtuar ato për shkak se janë shumë më të larta se me çmimet e dakorduara në kontratë.

Përmes një reagimi, nga LVV thuhet se në këtë rast është evidente se ka të bëjë me shkelje të kontratës nga ana e operatorit privat dhe miratim në heshtje nga ana e organeve komunale, konkretisht kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kabineti i tij.

“Lëvizja VETËVENDOSJE!-Qendra Prishtinë, kundërshton listën e çmimeve/tarifave për operim të cilat janë caktuar nga operatori ekonomik për “Parkingu Nëntokësor” te Fakulteti Filologjik. Në kontratën koncesionare në mes të Komunës së Prishtinës dhe shoqërisë tregtare “Parking Center” sh.p.k., të nënshkruar më datën 30.10.2019, konkretisht në shtojcën 9 që ka të bëjë me tarifat e parkingut, janë të caktuara të tjera çmime nga ato që tashmë i kemi parë në media dhe në vetë objektin e parkingut”, thuhet në njoftim.

Çmimet e vendosura në këtë foto janë shumë më të larta se çmimet e dakorduara me kontratë
Çmimet e dakorduara me kontratë

Po ashtu, në këtë shtojcë, thuhet se çmimet indeksohen një herë në tri vjet dhe për çdo ndryshim duhet pajtimi i të dy palëve.

LVV në Prishtinë ka kërkuar nga personat përgjegjës, zyrtarët e Komunës së Prishtinës, kryetari Rama dhe vartësit e tij, menjëherë ta sqarojnë këtë çështje si dhe ta mbrojnë dhe ta zbatojnë në përpikëri kontratën e këtij projekti.

“Tarifat duhet të vendosën siç parashihet me marrëveshje dhe të sanksionohen shkelësit e kontratës. Shqyrtimi dhe indeksimi i tarifave për parking mund të bëhet, ashtu siç thuhet në marrëveshje, vetëm pas 3 vjetësh dhe në marrëveshje me Komunën e Prishtinës”, vijon njoftimi.

Parkingu nëntokësor në Prishtinë është drejt përfundimit dhe pritet të hapet shpejt.

Ndonëse ka 600 vendparkingje në dy kate, abonimi vjetor në këtë vendparking do të kushtojë dy mijë e 500 euro.

Një orë qëndrimi në këtë parking është një euro, përderisa pas orës së katërt të qëndrimit çmimi do të jetë 80 centë.

Qëndrimi nga 12 deri në 24 orë është 15 euro, abonimi javor 90 euro, mujor 250 euro, për 6 muaj- 1mijë e 350 euro.

Çmimorja e parkingut nëntokësor, sipas Komunës, është harmonizuar me ato të “Prishtina Parking”.

Drejtoresha e Planifikimit Strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Komunë të Prishtinës, Mimoza Sylejmani, ka thënë se ky parking është i ndërtuar me standardet e fundit evropiane.

Mbi parking pritet të jenë rreth pesë mijë drunj të mbjellë nga një kompani italiane.

Ky parking do të ketë 78 kamera të vendosura për mbikëqyrje, shtatë hyrje-dalje për këmbësorë, mbushës elektrikë për vetura, lifte e mundësi hyrje-daljeje për personat me nevoja të veçanta.

Ndryshe, kontrata për ndërtimin e parkingut nëntokësor është nënshkruar në tetor të vitit 2019, në mes të Komunës dhe konsorciumit italiano-kosovar “Jaha & Pessina”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika