LVV-ja akuzon opozitën: Shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e kapur

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar reformat e tyre, duke i kritikuar kështu edhe për mungesën e alternativave dhe të kritikës konstruktive në deklaratat e tyre

Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i ka akuzuar partitë opozitare për përdorimin e Gjykatës Kushtetuese për të penguar reformat e Qeverisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, ata kanë deklaruar se opozita, e cila sipas tyre mungon me alternativa konkrete, po përdor institucionin ligjor për të bllokuar propozimet e tyre, të cilat thonë se janë transformuese.

“Opozita e pa alternativë, vazhdon ta shfrytëzoj Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e kapur dhe për t’i mbrojtur të fuqishmit e ekonomisë dhe privatizimit. Pra, nga njëra anë ajo dërgon Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë dhe atë për Këshillin Prokurorial, kurse në anën tjetër Ligjin për çmimet tavan dhe atë për Fondin Sovran”, ka shkruar Vetëvendosje.

LVV-ja, gjithashtu, ka theksuar se në mungesë të kritikës së mirëfilltë dhe të alternativave nga ana e opozitës, vazhdojnë të dërgojnë ligje në Gjykatën Kushtetuese.

E kjo, sipas tyre, nuk është opozitëbërje, por “përpjekje se si një klub i stërvjetëruar politik përpiqet të ruajë grupet e interesit në mënyrë që të ruhet pasuria e tyre”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika