LVV-ja: Opozita reagoi për vizitën e kryeministrit në veri, por nuk reagoi për armatimin dhe sulmin me granatë

Opozita është akuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje se nuk po reagon ndaj armatimit dhe sulmeve me granata në veri të Kosovës, por sipas LVV-së, opozita ka reaguar vetëm ndaj vizitës së kryeministrit Kurti në veri të vendit

Lëvizja Vetëndosje

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj partive opozitare, pasi sipas tij, ato po reagojnë kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po viziton pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Por, opozita, sipas Manxhukës, nuk po reagon për armatimin e municionin, me të cilin, grupet kriminale planifikonin sulme terroriste.

“Opozita nuk reagoi për veturën me targa të Beogradit ku kishte shumë armatim e municion që u kap nga Policia e Kosovës në Zveçan”, ka thënë zëdhënësi i LVV-së.

“Ajo nuk reagoi as për sulmin me granatë dore ndaj objektit të komunës së Mitrovicës së veriut. Por, opozita reagoi menjëherë pas vizitës së kryeministrit Kurti në veri”, ka shkruar ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika