Anëtari i KQZ, Sami Kurteshi pas mbledhjes së KQZ-së ka theksuar se si VV do të ankohen lidhur me çështjen e rivotimit me postë nga vota e jashtme.
“Ne kemi me u anku në lidhje me çështjen e rivotimit me postë nga vota e jashtme nga mërgimtaret tanë, për arsye se kemi nxjerr shumë dëshmi, fakte, prova se ai proces është tërësisht i kontaminuar. Ne i kemi të dy afatet në dispozicion, një e kemi afatin me u anku në vendimin e PZAP, sepse e ka hapur derën PZAP ligjërisht, por kemi të drejtën që të bëjmë ankesë edhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare”, ka thënë ai.
Kurteshi po ashtu tha se do të ankoheni në lidhje me çështjen e votimit me postë erdhe në Supreme.
“Ne e dërgojmë ankesën në Gjykatën Supreme më bindjen se na jep të drejtë, por nuk vendosim për të”, tha ai.
Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, ka thënë se vendimi i PZAP-së për refuzimin e ankesës së VV-së për anulimin e fletëvotimeve me postë dhe rivotimin përmes postës, Buzhala ka thënë se afati ka nisur më 4 mars në ora 16:00, që i bie se ka përfunduar në orën e njëjtë të 6 marsit.
“Është e vërtetë që unë me datën 5 mars në ora 21:03 e kam dërgu një e mail ku e kam njoftu gjithë KQZ’në që ka përfundu i gjithë procesi i numërimit në QKN. Po ashtu ka një njoftim në uebfaqen e KQZ ku thuhet se procesi i numërimit të fletëvotimet nga votimi me postë ka përfunduar më 4 mars në ora 16:00. Dhe me rastin e marrjes së vendimit nga PZAP, PZAP i është referuar këtij njoftimi që është në uebfaqe”, tha ai.
VV në një komunikatë i referohej datë 5 mars, ora 21:00.
“KQZ zyrtarisht ka njoftuar se më datë 5 mars 2025, ora 21:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit, dhe se afati i ankesave prej 48 orësh fillon të rrjedhë nga ky moment.”/EO