LVV-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në listë prin Albin Kurti, pastaj Glauk Konjufca, e më pas numrin tre e mban Donika Gërvalla. 

Në listën e VV gjendet edhe ish-kryteari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

Por, aty nuk figuron emri i ministrit të Infrastrukturës, një nga aktivistët më të hershëm të VV, Liburn Aliu, e as nuk do të garojë Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti.

Ministrat Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla e Faton Peci do të jenë pjesë e listës.

Ndërkaq, Avni Dehari do e mbajë numrin 4 në listë. Gjithashtu, në listë do të jetë edhe trajneri Bylbyl Sokoli, i cili iu bashkua gjatë ditës Vetëvendosjes.

Listës nuk i mungojnë as deputetët e komentuar në publik, Fitore Pacolli, Dimal Basha e Mefail Bajqinovci.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika