LVV-ja publikon “përgjigjen e Konjufcës” ndaj kërkesës së opozitës për zgjedhje (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka rikujtuar deklaratën e tij për zgjedhjet gjatë seancës plenare, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje të njëjtën e ka publikuar si "përgjigje e kryeparlamentarit" ndaj kërkesës së opozitës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufaca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, para deputetëve të hënën në Kuvend ka rikujtuar një deklaratë të tij në lidhje me zgjedhjet.

Ai kishte ftuar krerët e partive politike në vend që të bashkërendoheshin dhe të dilnin në zgjedhje para kryeministrit aktual, Albin Kurti.

Konjufca kishte deklaruar “Çohuni dilni në zgjedhje, dilni bashkë të katërtit dorë për dore, Albin Kurti vetë. Po ju sfidoj, dilni”.

Pas zhvillimeve në Kuvend, një video e Konjufcës është shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Në këtë video thuhet se kryeparlamentari pyet opozitën nëse e kujton një përgjigje interesante për një çështje po aq interesante që kishin ngritur më parë.

Ndryshe, Konjufca gjatë seancës plenare të së hënës ka ironizuar me deputetët opozitarë.

Pas dështimit të kalimit të një projektligji, deputetët e partive opozitarë kërkonin shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, duke iu përgjigjur atyre, Konjufca u është drejtuar që të mos e detyrojnë ta bëjë një gjë të tillë, pasi edhe mazhoranca voton me shku në zgjedhje.

“Mos më detyroni. Kjo është arsyeja që sot jeni ardh 90 deputetë a ? Pasi me dy të tretat, mos i provokoni mazhorancës se këta votojnë me shku në zgjedhje. Nesër zgjedhjet nuk munden me ndodh ato e kanë afatin. A po ju kujtohet parvjet me një emision çka iu pata thanë”, ka deklaruar Konjufca para deputetëve.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Ai në Kuvendin e Kosovës kërkoi edhe nga partitë e pozitës, që përmes një mocioni të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

PDK-ja sot gjatë ditës e ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, po ashtu, në seancën që po mbahet ka refuzuar të marrë pjesë në votim për marrëveshjet ndërkombëtare.

Këto veprime vijnë si pasojë e raporteve jo të mira të Qeverisë së Kosovës me ShBA-në dhe BE-në.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika