LVV: KQZ-ja shkeli ligjin me rastin e ndarjes së numrit për Listën Serbe

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar KQZ-në për shkelje të ligjit lidhur me renditjen e Listës Serbe në fletëvotim

Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur shortin për renditjen e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke përfshirë edhe Listën Serbe.

LVV-ja ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër certifikimit të Listës Serbe.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka akuzuar KQZ-në për shkelje të ligjit.

Ai ka theksuar se, sipas nenit 130 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, çdo akt administrativ duhet të pezullohet derisa të vendoset ankesa në organin më të lartë, në këtë rast PZAP.

Sallahu ka shtuar se KQZ-ja ka shkelur ligjin duke ndarë numrin për Listën Serbe, pa pritur vendimin përfundimtar të PZAP-së.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika