“Ma lakun emrin me vnerë e jo me rasa”, Tayna publikon “Si ai”

“Zhdukja” e papritur e Taynës pak kohë më parë u komentua shumë prej të gjithëve. Mirëpo pas disa videove misterioze të postuara prej saj në llogarinë personale të Instagram-it, pak momente më herët këngëtarja sapo na prezantoi me projektin e saj muzikor më të ri të titulluar “Si ai" e që ka vargje nga poezia "Vetëdija"

“Si ai” titullohet projekti më i ri muzikor i Taynas. Kënga me videoklip u publikua të hënën, me tekst dhe melodi nga vetë këngëtarja.

Dorentina Shala, e njohur si “Tayna”, këtë projekt e ka lansuar në një kanal tjetër në Youtube me emrin e saj, për dallim nga projektet e kaluar që i ka publikuar në “Friends Entertainment”.

Ky projekt i veçantë i Taynës nis me një poezi që e ka titulluar “Vetëdija”.

Ajo vjen me një poezi emocionuese, në të cilën, shprehet me fjalë zemre.

Teksti dhe melodia u realizua nga vetë këngëtarja me producim nga Benny Bee.

Për “beat”-in u përkujdes Black Eagle Beats e me miksim dhe masterizim nga Adam Piastowski.

“Poem”, “Vetëdija” I kom pa krejt mesazhet e juja kur nuk kam qenë aktive edhe ma keni mbush zemrën mal çdo ditë. Sa ju kom mungu juve, aq ma shumë m’keni mungu ju mu. Kjo poem është dhuratë prej fjalëve të shpirtit tem për shpirtin e juj”, ka shkruar Tayna në rrjetin social “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika