Macron: Autoritetet ruse duhet të përgjigjen për krimet në Bucha

Autoritetet ukrainase kanë pohuar se, teksa forcat ruse po largoheshin nga rrethi i Kievit, në Bucha, më shumë se 200 persona janë varrosur në një varrezë masive.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, për agresionin Ukrainë-Rusi, është pozicionuar si ndërmjetës për paqe.

“Pamjet që na arrijnë nga Bucha, një qytet i çliruar pranë Kievit, janë të padurueshme. Në rrugë, qindra civilë të frikësuar, të vrarë. Dhembshuria ime për viktimat, solidariteti im për ukrainasit. Autoritet ruse duhet të përgjigjen për këto krime”, ka thënë Macron në llogarinë e tij në Twitter.

Liderët botërorë dënuan krimet në Bucha. Zevëndëskancelari gjerman, Robert Habeck, ka thënë: “Ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje. Unë mendoj se kërkohet forcimi i sanksioneve. Kjo është ajo që po përgatisim me partnerët tanë të Bashkimit Evropian.”

Ndërsa, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është e tmerruar nga krimet në zonat që Rusia po tërhiqet. Ajo ka theksuar se një hetim i pavarur është i nevojshëm, dhe se autorët e krimeve të luftës do të mbahen përgjegjës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika