Macron beson se ka shanse për paqe në Ukrainë

Pavarësisht planifikimit për përshkallëzim të konfliktit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, beson se ka shanse për paqe në Ukrainë

French President Emmanuel Macron and centrist candidate for reelection listens to a guest during a meeting in Pau, southwestern France, Friday, March 18, 2022. The two-round presidential election will take place on April 10 and 24, 2022. (AP Photo/Bob Edme)





Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë që beson se ka shanse për paqe në Ukrainë, edhe pse Rusia ka planifikuar përshkallëzim të konfliktit.

Siç shkruan Reuters, presidenti francez në një konferencë për media në Romë, ka theksuar se “ka perspektivë për paqe, dhe kjo do të vijë në një moment”.

“Do të ketë një moment të veçantë për palët e përfshira dhe kur populli dhe liderët ukrainas të vendosin kushtet, një marrëveshje paqeje mund të ndërtohet në të dyja anët”, ka thënë Macron.

Ndërkaq, Franca ka theksuar në vazhdimësi rëndësinë e mbajtjes hapur të kanaleve të komunikimit të Perëndimit me Moskën, prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Ndryshe, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu i ka thënë homologut të tij francez në një telefonatë të dielën se situata në Ukrainë po përkeqësohej me shpejtësi dhe po rrëshqet drejt një “përshkallëzimi të pakontrolluar”.

Në një telefonatë me ministrin francez të Mbrojtjes Sebastien Lecornu të publikuar nga pala ruse, Shoigu ka thënë se Moska kishte shqetësime se Ukraina mund të përdorte një “bombë të pistë” në konflikt, pa ofruar prova për të mbështetur sugjerimin se Ukraina mund të përdorte një armë të tillë.

“Ata diskutuan për situatën në Ukrainë e cila po përkeqësohet me shpejtësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Po priret drejt përshkallëzimit të mëtejshëm të pakontrolluar”.

Një e ashtuquajtur “bombë e pistë” përdor eksploziva konvencionale të lidhur me material radioaktiv. Ministria e Mbrojtjes nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm për deklaratën e saj.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika