Sulmuesi francez, i Real Madridit, Karim Benzema është ftuar të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës 2022.
Kjo ide për të qenë në finale raportohet nga Marca, se vjen nga vetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili tashmë ishte në gjysmëfinalen ndaj Marokut, dhe që njoftoi prezencën e tij në finalen kundër Argjentinës këtë të diel në stadiumin Lusail.
Trajneri francez, Didier Deschamps, ka dhënë një përgjigje të ftohtë në dhomën e shtypit pas fitores ndaj Marokut, kur u pyet nëse Karim kishte një shans të kthehej ose për të qenë në tribunë ose për të luajtur nëse ishte rikuperuar. “Pyetja tjetër,” u përgjigj ai.
Ideja e Macron nuk është vetëm të marrë Benzemen, por të marrë edhe grupin e lojtarëve të lënduar që kanë qenë në Katar, ose që kanë munguar për shkak të lëndimeve, si Paul Pogba apo N’Golo Kante.
Ministrja e sportit e Francës, Amelie Oudea-Castera, është ajo që e ka konfirmuar në RTL. “Unë e di se ai është i prirur ta bëjë këtë dhe se është duke u studiuar. Do të shohim nëse është e mundur.”
Benzema nuk është më i lënduar
Puna është se rasti i Benzemës nuk është shumë i ngjashëm me të tjerët. Si fillim, ai nuk është i lënduar siç shihet mëngjesin e së enjtes në Madrid, ku sulmuesi luajti një miqësore kundër Leganes .
Siç raportoi Marca këtë javë, sulmuesi, i cili u dëmtua më 19 nëntor, u përjashtua nga Deschamps kur trajneri mendoi se ai nuk do të kthehej në kohë.
Megjithatë, rikuperimi i sulmuesit ka treguar se afatet e përcaktuara nga FFF nuk ishin në përputhje me masën e dëmtimit dhe prova ishte ajo miqësore ndaj Leganes.
Prania e Benzemas në Katar është pra në ajër, ideja e tij ishte të mos merrte pjesë, megjithëse do të duhet të shohim fuqinë e bindjes së presidentit francez. Nëse ai ishte në gjendje të bindte Kylian Mbappe të qëndronte në PSG, atëherë pse jo kjo?
Pavarësisht nëse Benzema do të vijë apo jo në Katar, sulmuesi i Real Madridit do të jetë, në letër, kampion bote, sepse nuk u zëvendësua nga askush.