Macron dhe Scholz i udhëzojnë këshilltarët e tyre për ta ndihmuar Lajçakun në dialogun e Brukselit

Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, i janë udhëzuar dy këshilltarë të politikës së jashtme nga Presidenti i Francës, Macron dhe kancelari gjerman, Scholz, ashtu që të shënohen përparime në dialogun e Brukselit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pranuar një letër të përbashkët nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka njoftuar Presidenca e Serbisë.

“Ne po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta, në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet afatgjata dypalëshe dhe rajonale. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie thelbësore për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letrën e dy liderëve evropianë.

Siç thuhet, duke iu drejtuar Vuçiqit si lider i vendit, atij i është apeluar “të tregojë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e BE-së”, transmeton N1.

Tutje, bazuar në letër bëhet e ditur se, dy këshilltarëve për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plettner dhe Emanuel Bonn u është dhënë detyra e të ofruarit mbështetje Lajçak-ut në përpjekjet e tij gjersa njëherësh, është këshilluar vizita e tyre në Kosovë dhe Serbi.

“Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara nevojiten urgjentisht, si në planin praktik ashtu edhe në atë politik. Prandaj, ne i ngarkuam këshilltarët tanë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plettner dhe Emanuel Bonn, që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Miroslav Lajçakut në përpjekjet e tij. Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të eksplorojnë mundësitë për të çuar shpejt procesin përpara”, kanë shkruar Macron dhe Scholz.

Në maj të këtij viti, Lajçak kishte darkuar me Kurtin Dhe Vuçiq, darkë të cilën e kishte cilësuar sikurse “një darkë joformale për diskutim rreth dialogut”.

Përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i është vazhduar mandati për 24 muaj, mandat ky që pritet të vazhdojë deri më 31 gusht të vitit 2024.

Ndërkaq, më 27 gusht të këtij viti, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kishte deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Serbia kishte rënë dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, kishte shkruar Borrell.

Me datën një shtator, ashtu siç ishte paraparë, ka filluar zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, nga pika kufitare në Bërnjak kishte bërë të ditur se është ndërprerë lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje nga autoritetet e Serbisë për shtetasit e Kosovës.

Sveçla nga Bërnjaku: Po respektohet marrëveshja për dokumentet

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika