Macron: Evropa të formojë qëndrimin e saj mbi Tajvanin

Të shtunën Kina filloi manovra ushtarake përreth Tajvanit, si reagim ndaj takimit të mërkurën të presidentes Tsai Ing-wen të Tajvanit me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Kevin McCarthy në Kaliforni

Emmanuel Macron, presidenti francez

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Evropa nuk ka interesa në thellimin e krizës mbi Tajvanin dhe duhet të ndjekë një strategji të pavarur, si nga Uashingtoni, ashtu edhe nga Pekini, thuhet në komentet e publikuara të dielën në gazetat franceze “Les Echos” dhe “Politico”.

Macron sapo është kthyer nga një vizitë shtetërore triditore në Kinë, ku u prit me ngrohtësi nga presidenti Xi Jinping.

Të shtunën Kina filloi manovra ushtarake përreth Tajvanit, si reagim ndaj takimit të mërkurën të presidentes Tsai Ing-wen të Tajvanit me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Kevin McCarthy në Kaliforni, shkruan VOA.

Kina e sheh Tajvanin, e qeverisur në mënyrë demokratike, si territorin e saj dhe nuk ka hedhur poshtë mundësinë e përdorimit të forcës për ta vënë ishullin nën kontrollin e saj. Qeveria e Tajvanit i kundërshton me forcë pretendimet e Kinës.

Evropa nuk duhet ta përshpejtojë konfliktin, por me kalimin e kohës të formojë qëndrimin e saj, si një pol i tretë në mes të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, citonin gazetat franceze “Les Echos” dhe “Politico” të ketë thënë presidenti Macron gjatë vizitës në Kinë.

“Gjëja më e keqe do të ishte të mendosh se, ne evropianët duhet të bëhemi ndjekës në këtë temë dhe të përshtatemi me ritmin amerikan ose një reagim të tepruar kinez”, citohet të ketë thënë Macron.

Evropa duhet ta financojë më mirë industrinë e mbrojtjes, ta zhvillojë energji bërthamore dhe të rinovueshme dhe të zvogëlojë varësinë nga dollari amerikan, për të kufizuar varësinë nga Shtetet e Bashkuara, citohet të ketë thënë Macron për dy gazetat franceze.

Presidenti Macron dha një intervistë të përbashkët për të dy gazetat gjatë udhëtimit me avion nga Pekini drejt qytetit Guangzhou.

Të premten, një këshilltar i Macron u tha gazetarëve në qytetin Guangzhou se udhëheqësit Xi dhe Macron zhvilluan një diskutim “të dendur dhe të sinqertë” mbi çështjen e Tajvanit.

“Presidenti mendon se duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos ketë aksidente apo të përshkallëzohen tensionet (që mund të bëjnë) që Kina të sulmojë”, tha këshilltari i presidentit francez.

Presidenti Macron shkoi në Kinë me një delegacion prej 50 biznesmenësh, përfshirë firmat Airbus dhe prodhuesin e energjisë bërthamore EDF, që nënshkruan marrëveshje gjatë vizitës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika