Macron-i e Scholz-i duan takim me Kurtin e Vuçiqin

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur në një konferencë për media nga Bratisllava të mërkurën se ai shpreson që bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz duan një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë javë.

Macron-i ka bërë të ditur në një konferencë për media nga Bratisllava të mërkurën se ai shpreson që bashkë me Scholzin të takohen me Kurtin e Vuçiqin në Samitin e ECP në Kishinau të Moldavisë këtë javë, shkruan Koha.net

Ndryshe, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.

Macron-i i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika