Macron i fton urgjent liderët evropianë në Paris, arsyeja është Trump

Presidenti i Franës, Emmanuel Macron.

Presidenti francez Emmanuel Macron po mbledh liderët evropianë për një samit urgjent në Paris të hënën, kështu tha kryediplomati polak, Radoslaë Sikorski gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Sikorski është shprehur i lumtur me ftesën e Macron, ku edhe pret që liderët evropianë të diskutojnë ‘në një mënyrë shumë serioze’ për sfidat e paraqitura nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Presidenti Trump ka një metodë operimi që rusët e quajnë razvedka boyem — zbulim përmes betejës: Ti shtyn përpara dhe sheh çfarë ndodh, pastaj ndryshon pozicionin tënd… Dhe ne duhet të reagojmë,” tha ministri polak.

Sipas dy zyrtarëve të BE-së, takimi do të zhvillohet të hënën, shkruan Politico.eu.

Nuk është ende e qartë nëse takimi do të përfshijë të gjithë liderët e BE-së apo vetëm një grup më të vogël vendesh. Po ashtu nuk dihet nëse do të ftohet edhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Kryediplomati francez, Jean Noel Barrot, i cili ishte afër Sikorskit në Konferencën e Sigurisë në Mynih, as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi këtë samit.

Më vonë, Sikorski tha se Kryeministri polak, Donald Tusk, do të udhëtojë të hënën në Paris me ftesë të Macron-it për takimin.

 “Ne duhet të tregojmë forcën dhe unitetin tonë,” tha Sikorski në një postim në rrjetet sociale.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika