Macron: Mirëpres marrëveshjen e arritur në Ohër, është thelbësore që palët të tregojnë përgjegjësi

Në samitin e Bashkimit Evropian, presidenti francez Macron ka deklaruar se pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit, mbetet e rëndësishme që të dyja palët të tregojnë përgjegjësi ndaj zbatimit të saj

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mirëpritur marrëveshjen në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër të Maqedonisë, më 18 mars.

Në samitin e Bashkimit Evropian, Macron ka deklaruar se pas arritjes së marrëveshjes, mbetet e rëndësishme që të dyja palët të tregojnë përgjegjësi ndaj zbatimit të saj.

“Unë e mirëpres marrëveshjen që u arrit më 18 mars me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë Borrell. Tashmë është thelbësore që të dyja palët të tregojnë përgjegjësi, duke zbatuar menjëherë marrëveshjen në tërësi dhe në mirëbesim”, tha Macron në fund të samitit dyditor të liderëve të BE-së në Bruksel.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se Franca dhe Gjermania do të vazhdojnë të marrin pjesë në procesin e dialogut.

Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër, në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

BE-ja ka thënë se palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Nga ana tjetër, qindra mijëra njerëz kanë vendosur të vazhdojnë grevat dhe protestat në Francë të enjten, pasi presidenti Emmanuel Macron u zotua të çojë përpara planin e tij për reformën e pensioneve, pavarësisht nga përshkallëzimi i zemërimit në të gjithë vendin.

Protestat kundër legjislacionit, i cili rrit moshën e daljes në pension me dy vjet, kanë tërhequr turma të mëdha në protesta të organizuara nga sindikatat që nga janari.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika