Macron mirëpret Bidenin në Paris, Ukraina në krye të agjendës

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron marrin pjesë në një konferencë për shtyp pas takimit të tyre dypalësh në pallatin presidencë Élysée në Paris, 8 qershor 2024. MICHEL EULER / AFP

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mirëpritur në Paris të shtunën presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Joe Biden, duke konsideruar që vizita e presidentit amerikan shpërfaq lidhjet e fuqishme mes dy shteteve për çështjet e sigurisë globale.

Presidenti amerikan ka deklaruar se SHBA-të qëndrojnë të vendosura pranë aleatëve të tyre.

“Qëndrojmë fort përkrah Ukrainës”, ka thënë Biden përcjell Le Monde.

“Ne qëndrojmë fort përkrah aleatëve tanë, Francës. E përsëris, ne nuk do të shmangemi”, ka deklaruar presidenti amerikan të shtunën në Paris gjatë në konferencën për media pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron.

Biden është pritur me nderime të larta dhe dy presidentët më pas kanë kryer homazhe te ushtarët e rënë gjatë luftës, si dhe janë takuar me veteranë të Luftës së Dytë Botërore. Ceremonia zyrtare ka nisur në Harkun e Triumfit në Paris, përcjell Dukagjini.

Temat kryesore përgjatë diskutimeve mes dy presidentëve kanë qenë Izraeli, çështjet tregtare dhe Ukraina.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika