Macron në prag të përvjetorit të 15-të të pavarësisë: Franca mbështet Kosovën në përpjekjet e saj për forcimin e sundimit të ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Osmani, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Republikës Franceze, Macron, ku ky i fundit ka theksuar mbështetjen që ka Kosova nga Franca.

“Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor […] Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka shkruar Macron.

Ndër të tjera, presidenti Macron ka bërë thirrje për forcim të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që ta lehtësojë integrimin evropian, duke thënë se mund të llogarisë në përkrahjen e Francës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika