Macron për Gorbachev: Angazhimi i tij për paqen në Evropë ndryshoi historinë tonë të përbashkët

Vdekja e ish-udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka bërë që shumë liderë botërorë të shprehin ngushëllime. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se Gorbachev ishte një njeri i paqes, zgjedhjet e të cilit hapën një rrugë drejt lirisë për rusët

Presidenti i Franës, Emmanuel Macron

Vdekja e ish-udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, i njohur për rolin e tij kryesor në përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe futjen e reformave kryesore në BRSS, ka bërë që të ketë “vërshim” ngushëllimesh dhe homazhe nga liderët botërorë.

Sipas agjencive shtetërore ruse të lajmeve, Gorbachev ka vdekur të martën e 30 gushtit në moshën 91-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Ai ishte udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, duke shërbyer nga viti 1985 deri në vitin 1991.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij dhe do t’i dërgojë një mesazh familjes dhe miqve të Gorbachev-it të mërkurën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

Udhëheqësit evropianë kanë vlerësuar trashëgiminë e Gorbachev-it, me presidentin francez Emmanuel Macron që e quajti ish-udhëheqësin sovjetik “një njeri i paqes, zgjedhjet e të cilit hapën një rrugë drejt lirisë për rusët”.

“Angazhimi i tij për paqen në Evropë ndryshoi historinë tonë të përbashkët”, tha Macron.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi në Twitter se Gorbachev “ka hapur rrugën për një Evropë të lirë”. Mes të tjerash, von der Leyen u shpreh se ish-udhëheqësi sovjetik ka luajtur një rol vendimtar për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë dhe rrëzimin e Perdes së Hekurt,” shkroi ajo, raporton CNN.

Marrëdhënia e Putinit me Gorbachev-it

Gorbachev kishte shpesh kundërshtime ideologjike me Putinin, i cili ka shërbyer në agjencinë e sigurimit të KGB-së gjatë kohës së Gorbachev-it në detyrë, duke iu referuar rënies së Bashkimit Sovjetik si “katastrofa më e madhe gjeopolitike” e shekullit të 20-të.

Ndërsa në fillim të këtij viti, Fondacioni Gorbachev, një institut kërkimor i krijuar nga ish-udhëheqësi për të promovuar “vlerat demokratike”, ka lëshuar ​​një deklaratë dy ditë pas pushtimit të Ukrainës nga Putini duke bërë thirrje për “një ndërprerje të hershme të armiqësive dhe fillimin e menjëhershëm të negociatave e paqes”.

Tutje, në deklaratë thuhet se nuk ka asgjë më të çmuar në botë se jetët njerëzore.

Vdes Mikhail Gorbachev, personi që i dha fund Luftës së Ftohtë

Biden në nderim të Gorbachev: Ai ishte një njeri me vizion të jashtëzakonshëm

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika