Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është duke planifikuar reformimin e sistemit të pensioneve të vendit.
Për këtë çështje qytetarët francezë janë duke protestuar dhe janë duke e zhvilluar raundin e katërt të protestave për të shprehur shqetësimin e tyre rreth kësaj situate.
Mbi 960 mijë njerëz kanë marshuar në qytetet si: Paris, Nice, Marsejë, Tuluzë, Nante dhe qytete të tjera, sipas Ministrisë së Brendshme. Protestuesit shpresonin të vazhdonin presionin ndaj qeverisë për t’u tërhequr dhe veprime të mëtejshme janë planifikuar për 16 shkurt.
Në kryeqytetin francez, autoritetet kanë numëruar rreth 93 mijë pjesëmarrës, më së shumti për të demonstruar në Paris kundër ndryshimeve të pensioneve që nga fillimi i protestave në muajin e kaluar.
Demonstratat e fundjavës kanë tërhequr të rinjtë dhe të tjerë që kundërshtuan propozimet e pensioneve, të cilët nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në tre ditët e mëparshme të aksionit.
Këtë herë, megjithatë, grevat e punëtorëve hekurudhor nuk i shoqëruan demonstratat, duke lejuar trenat dhe metronë e Parisit të qarkullojnë të shtunën. Megjithatë, një grevë e papritur nga kontrollorët e trafikut ajror bëri që deri në gjysma e fluturimeve për dhe nga aeroporti i dytë më i madh i Parisit, Orly, u anuluan të shtunën pasdite.
Në Paris, disa punëtorë dhe studentë që donin të shprehnin opozitën morën pjesë në protesta për herë të parë, për shkak të ngarkesave të rënda të punës gjatë ditëve të javës. AP