Macron takon Elon Musk, tregon çfarë i tha miliarderit për Twitterin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është takuar me pronarin e Twitter Elon Musk, me të cilin ka thënë se ka biseduar për kontrollin dhe monitorimin e përmbajtjes së këtij rrjeti social

Ilustrim





Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se kishte zhvilluar një bisedë “të qartë dhe të sinqertë” me pronarin e Twitter, Elon Musk.

Macron ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter se me Elon Musk ka folur rreth monitorimit dhe kontrollit të përmbajtjes së rrjetit social dhe një bisedë e tillë erdhi një ditë pasi udhëheqësi francez shprehu shqetësimin për këtë çështje.

“Një politikë transparente ndaj përdoruesve, një forcim i konsiderueshëm i kontrollit të përmbajtjes dhe mbrojtja e lirisë së fjalës këto janë gjërat që Twitter duhet të përmbushë në mënyrë që të jetë në përputhje me rregulloret evropiane”, ka shkruar Macron në Twitter.

Teksa, ka theksuar se është diskutuar njashtu edhe për projektet e ardhshme që lidhen me prodhimet elektrike.

“Në përputhje me ambicien tonë për dekarbonizimin dhe riindustrializimin e Francës dhe Evropës, me Elon Musk shkëmbyem për projektet e ardhshme industriale të gjelbërta, si prodhimi i automjeteve elektrike dhe baterive”, ka theksuar Macron.

I pari i shtetit francez, i cili po viziton ShBA-në, tha në emisionin “Mirëmëngjesi Amerikë” se duhet të ketë “përgjegjësi dhe kufij” për lirinë e fjalës.

Ndryshe, Musk bleu Twitterin më 27 tetor, duke paguar 44 miliardë dollarë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika