Macron thotë se do mbetet i përkushtuar që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni

Presidenti i Franës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se do të vazhdojë angazhimin që të zbatohet Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, duke përmendur edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Macronit, zbatimi i këtyre marrëveshjeve është rruga e vetme për të ecur përpara.

“Unë personalisht do të mbetem i angazhuar, pasi jam i sigurt se edhe BE-ja në tërësi do të mbetet, te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe para së gjithash në krijimin e një komuniteti të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Macron.

Ai para vizitës së sotme në Beograd i është adresuar qytetarëve të Serbisë me një mesazh që është publikuar në mediumin “Danas” duke thënë se rruga që propozuan drejt normalizimit të nevojshëm sipas tij “ruan thelbin: mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e tyre natyrore me Serbinë”.

“Në vitin 2019, kur fola për çështjen e Kosovës, fola me guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. Të bindur se ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë, me mbështetjen e SHBA-së, donim të ndihmonin rajonin të shmangte lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura, ngritjen e tensioneve, viktimat kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, veçanërisht minoriteti serb në Kosovë. Rruga që propozuam drejt normalizimit të nevojshëm ruan thelbin: mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti  apo lidhjet e natyrshme me Serbinë; por edhe ekzistenca e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe. Kjo rrugë është e trasuar: çdo gjë që ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje”, ka vijuar Macron.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika