Presidenti i Francës Emanuel Macron, ka arritur në Tiranë, aty ku pritet të zhvilloj takime në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.
Macron është pritur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e shkrimtari i mirënjohur shqiptar i cili së fundmi mori edhe pasaportën e Kosovës, Ismajl Kadare.
Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave, Macron foli më superlativa për letërsinë e Kadaresë që siç tha arriti të mashtronte censurën dhe regjimin përmes metaforës dhe gjuhës gjeniale.
Sakaq, Macron ka theksuar se Kadare ishte i njohur në vendin e tyre përmes romanit të njohur “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, përpara se të shkonte për të jetuar.
“Ju rritët një xhevahir arkitekture qyteti i Gjirokastrës, në një shtëpi të madhe që ju e mbushët plot me ëndrrat tuaja. Në moshën 11-vjeçare ju apasionoheni pas Makbethit, aq sa e kopjuat të gjithin me dorë. Më pas me Homerin, Gogolin ju blindoni ekzistencën tuaj intelektuale”.

“Në nëntor të vitit 1990 ju vendosët të kërkoni azil politik. Në atë moment u kthyet në vendin që i pari përktheu librat tuaja. Një vend që jetonte brenda jush përpara se ju të jetonit te ai. Aq sa kur ishit 16 vjeç i këndonit me vargje bukurisë së një kryeqyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Një vend ku ekzistonit para se të shkonit, sepse “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” ishte i përkthyer në raft”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Macron.

Kjo është vizita e parë zyrtare e presidentit franncez në Tiranë.
Ditën e nesërme, Macron do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama me të cilin do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.