Macron-i konfirmon vrasjen e dy vullnetarëve francezë në Ukrainë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar se dy vullnetarë francezë janë vrarë në Ukrainë nga një sulm rus

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar se dy vullnetarë francezë janë vrarë në Ukrainë nga një sulm rus.

Macron e quajti sulmin si “të mjerë” ndërsa ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne, është zotuar se Rusia do të përgjigjet për krimet dhe “barbarinë e saj”.

Për vrasjen e dy vullnetarëve francezë ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se terrori rus nuk njeh kombësi e kufij.

“Punonjësit e guximshëm francezë ndihmuan njerëzit dhe ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për humanizmin e tyre”, tha Zelensky, shkruan BBC.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika