Macroni telefonoi Kurtin, Kraki kritikon Francën: Ka ndryshuar qasja e tyre që nga vizita e Vuçiqit

"Pastaj unë nuk e kam kuptuar ende bash mirë qasjen e Francës kohëve të fundit, që prej vizitës së Vuçiq në Paris. Dhe më duket sikur diçka nuk është kuptuar mirë këtu në Paris, sikur nuk është kuptuar që Serbia me veprimet dhe me fjalë duke sabotuar pikërisht planin franko-gjerman"

Profesori universitar, Nezir Kraki

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë së martës telefonoi kryeministrin, Albin Kurtin, të cilit ia ka përmendur rëndësinë e zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe në kontekstin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

E për njohësin e çështjeve politike, Nezir Kraki, telefonata është gjë e mirë por, qasja e Francës nuk është e duhur

Sipas Krakit, Franca është duke harruar sabotimet dhe veprimet destruktive të Serbisë.

“Është gjë e mirë së pas që presidenti i Francës interesohet personalisht, e gjen Kohën të bëjë telefonata të tilla.

Pastaj unë nuk e kam kuptuar ende bash mirë qasjen e Francës kohëve të fundit, që prej vizitës së Vuçiq në Paris. Dhe më duket sikur diçka nuk është kuptuar mirë këtu në Paris, sikur nuk është kuptuar që Serbia me veprimet dhe me fjalë duke sabotuar pikërisht planin frnako-gjerman për normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sikur nuk është kuptuar që Serbia mbetet shteti i vetëm kërcënues në Ballkan, për paqe në Ballkan dhe në Evropë. Dhe shteti që ka zyrtarisht, kushtetutshmërishtë pretendimet për një territor tjetër të pavarur. Shteti i cili mobilizohet ditë e natë për sabotimin e Kosovës, sabotimin e përpjekjeve të evropiane për normalizim dhe për paqe dhe sikur të gjitha këto siç thonë francezët, bien në gropë, harrohen nën tepi”, ka thënë Kraki nga Parisi, “në “FIVE” të Dukagjinit.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të mobilizohet njëanshëm për implementim e marrëveshjeve të arritura.

“Dhe hajde tash t’i kërkojmë Kosovës ende veprime që janë në kuadër të atij teksti apo të pikave që janë parapri me planin franko-gjerman, plan të cilin Serbia e refuzon vjen në Paris dhe thotë se nuk e pranon atë plan. Nuk e disa pse Kosova duhet të bëjë hapa atë tjerë, pse Kosova duhet të mbilziohet njëanshëm, sikurse ka bërë më Ahtisarin, sikur ka bërë në decentralzimin sikur ka bërë më gjitha kur Serbia nuk ka bërë asgjë”, ka thënë Kraki.

Telefona e Macronit mund të shihet si një lloj presioni ka theksuar Kraki, por, sipas tij, Kosova do të anëtarësohet në Këshill të Evropës pa Asociacionin, si parakusht.

“Mund të shihet si një lloj presioni. Nuk besoj se anëtarësimi i Kosovës mund të bllokohet për këtë çështje, sepse nuk ka as teknikisht dhe politikisht shumë hapësirë që Kosova të bëj hapa të pakthyeshëm siç thotë presidenti francez para se të ndodhë votimi për anëtarësim në KiE. Propozomi që Kosova të dërgoj në Gjykatë Kushtetuese, është propozim që ka ardhur nga evropianët, i cili është pranuar nga Kosova, i cili nuk është pranuar nga Serbia, i cili nuk është nënshkruar nga Serbia. Nuk e dimë cilin tekst Kosova me dërgu në Kushtetuese dhe për cilin synim. Me arrit me kriju një Asociacioni, derisa Serbia vazhdon sabotimin, kërcenim luftarak në kufijtë e Kosovës, jo. nëse kjo i kërkohet Kosovës, Kosova duhet të thotë faleminderit, shihemi herën tjetër”, ka shtuar Kraki.

Kraki ka shtuar se nëse vendoset si kusht Asociacioni për anëtarësim në KiE, Kosova duhet t’i kërkojë  sqarim shtesë Bashkimit Evropian dhe Francës.

Kurse dështimin e “referendumit’ në veri për shkarkimin e kryetarëve nga katër komunat Kraki e ka quajtur lojë të Serbisë.

“Kosova nëse si kusht kjo, Kosova duhet ti kërkojë BE-së dhe Francës ta sqarojë pozonin e tyre karshi tekstit që këta e kanë propozuar. Planin franko gjerman, Aneksin e Ohrit duhet të ri sqarohet pozicioni i tri palëve… pa u sqaruar nuk të bëhet asnjë hap i vetëm.

Por, na e pamë që kjo ka qenë lojë e Serbi dhe mashtrimi radhës edhe për ndërkombëtarët, të cilët nuk e pranojnë edhe kur mashtrohen. Edhe kur Serbia sulmon si në Banjskë, këta nuk e pranojnë se Serbia ka sulmuar. Nuk pranojnë që kanë gabuar në fillim, nuk pranon Chris Hilli në Beograd që ka gabuar prej fillimi, nuk ka dreq që e shtinë me pranu”, ka thënë ndër të tjera Kraki.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika