Magjistralja Ferizaj – Prishtinë lirohet për qarkullim, ishte bllokuar për shkak të të reshurave

Tashmë magjistralja Ferizaj - Prishtinë është liruar për qarkullim. Ajo kishte vështirësi për qarkullimin e automjeteve si pasojë e të reshurave të shiut dhe grumbullimit të ujit

Policia e Kosovës ka njoftuar se magjistralja Ferizaj – Prishtinë është liruar për qarkullim, e cila kishte vështirësi për qarkullimin e automjeteve si pasojë e të reshurave të shiut dhe grumbullimit të ujit.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët, drejtuesit e automjeteve, që të kenë kujdes në komunikacion në këtë magjistrale dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në raport me kushtet e rrugës.

“Ju njoftojmë se rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë, e cila në disa vende kishte vështirësi për qarkullimin e automjeteve si pasojë e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit, rreth orës 04:00 të mëngjesit është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve.

Lusim qytetarët/shoferët e automjeteve që të kenë kujdes në komunikacionin rrugor në këtë relacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në raport me kushtet e rrugës.

Ndërsa, për ç’do rast lusim qytetarët të njoftoni policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Të fundit nga rubrika