‘Mahnitëse’, Rita Ora shkëlqen në shesh xhirimet e “Descendants: The Rise Of Red”

Këngëtarja me origjinë nga Kosova,  Rita Ora ndau një vështrim në kthesën e saj më të re në karrierë, teksa zbuloi kostumin e saj për vazhdimin e ardhshëm të Disney-t, “Descendants”

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora ndau një vështrim në kthesën e saj më të re në karrierë, teksa zbuloi kostumin e saj për vazhdimin e ardhshëm të Disney-t, “Descendants”.

Artistja 33-vjeçe u shfaq me një fustan të kuq gjaku si pjesë e rolit të saj si Mbretëresha e Zemrave në filmin muzikor televiziv “Descendants: The Rise Of Red”.

Ylli me shumë talente, e cila shfaqi fizikun e saj në formë mahnitëse vetëm disa ditë më parë luan nënën e keqe të personazhit të titullit të filmit të ri, Red, shkruan DailyMail.

Rita ishte pothuajse tërësisht e mbuluar me kostumin e saj të kuq të errët, i cili shfaqte një bust të hollë dhe të mbuluar me dantella të kuqe të tejdukshme që ia la gjoksin dhe shpatullat kryesisht të ekspozuara.

“Të gjithë përshëndesin Mbretëreshën e Zemrave, Descendants: #TheRiseOfRed, një film origjinal i Disney, është i disponueshëm më 12 korrik në Disneyplus”, lexohej në mbishkrim, i cili u shpërnda bashkërisht nga Rita dhe llogaria e Disney Channel.

Këngëtarja po bën debutimin e saj në serialin e gjatë “Descendants”, i cili filloi me filmin origjinal të Disney Channel të vitit 2015.

Filmat shfaqin fëmijët e zuzarëve nga filmat klasikë të Disney-t teksa rebelohen kundër mënyrave të liga të prindërve të tyre.

Në “Rise Of Red”, Rita luan nënën e një prej aktorëve kryesorë të filmit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika