Majlinda dhe Xiki, dy motra me zë të mrekullueshëm e pasion për muzikë

Dy motra që pasion e kanë muzikën, ishin të ftuara sonte në emisionin Super TreN’D me Drilonën dhe Mirdonin në Radio Dukagjini, të cilat janë të njohura sidomos në rrjetet sociale për koverat e tyre

Xiki dhe Majlinda Bajrami

Bëhet fjalë për Majlinda dhe Xiki Bajrami, të cilat kanë bërë bujë me coverat e tyre të këngëve të famshme, duke pasur sukses në rrjetet sociale, e sidomos në Tiktok, ku videot e tyre kanë qindra mijëra klikime.

Majlinda, tanimë me profesion mësuese, ishte e para që filloi të mirrej me muzikë, duke qënë edhe pjesë e “The Voice of Albania”, një garë kjo në të cilën arriti deri në gjysmëfinale.

Xiki dhe Majlinda Bajrami

Edhe pse kanë kaluar rreth 8-të vite që nga paraqitja e saj, fokusi është kthyer tek muzika tani së bashku me të motrën. Edhe pse përpos rrjeteve sociale, ende nuk kanë performuar së bashku, Majlinda është pjesë e mbrëmjeve argëtuese.

E Xiki, në anën tjetër shumë shpejt pritet që të lansojë projektin e saj të parë si solo artiste. Ajo ka bërë të ditur se këngën që shumë shpejt do të mund ta dëgjojnë publiku, e ka punuar së bashku me vëllain e saj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika