Majlinda, Distria e Nora, kolonelet më të reja të Ushtrisë Shqiptare

Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të enjten e 6 prillit zyrtarisht janë bërë pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë

Majlinda, Distria e Nora, kolonelet më të reja të Ushtrisë Shqiptare.

Kampionet olimpike nga Kosova janë graduar përmes një ceremonie ushtarake si sportiste kampione.

Ceremoninë zyrtare e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Trajneri i tyre, Driton Kuka, e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit i ka zbuluar kolonelet më të reja të Ushtrisë Shqiptare.

Kuka ka theksuar se ndihet krenar me xhudistet kosovare.

Në ceremoninë e posaçme të gradimit, parakaluan në tapetin e kuq edhe atletja Luiza Gega, e cila fitoi vendin e parë në kampionatin e Atletikës në Mynih të Gjermanisë më 2022 dhe Briken Calja, i cili mori vendin e parë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Uzbekistan në vitin 2021.

Përveç tyre, me gradën kolonel u nderuan edhe Erkand Qerimaj, i cili mori vendin e parë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Tiranë në vitin 2022 dhe Alban Beqiri, i cili zuri vendin e parë në Kampionatin Ballkanik të Boksit në Beograd, në nëntor të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika