Majori Xhafa: I kemi marrë të gjitha masat, nuk presim të ketë tensione në inagurimin e kryetarit Atiq

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, do të bëjë betimin më 19 maj në ndërtesën e kësaj komune, me ç’rast do të nisë zyrtarisht mandatin e tij si kryetar. Lidhur me këtë rast, Majori Shkëlzen Xhafa ka thënë se Policia e Kosovës ka ndërmarrur të gjitha masat në aspektin e sigurisë

Shefi i operativës rajonale të Mitrovicës së Veriut, Majori Shkëlzen Xhafa, ka thënë se nuk presin që të ketë tensione në betimin e kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut.

Në një prononcim për media, Xhafa ka deklaruar se të gjitha masat e nevojshme tashmë janë ndërmarrë.

“Policia e Kosovës në bazë të autorizimeve të tyre i ka marrë të gjitha masat në aspektin e sigurisë. Ne si Polici kemi vendosur zyrtarë policorë të rregullt që më shumë do të merren me çështjet e trafikut se nuk presim që të ketë ndonjë tension në këtë inagurim…Kemi zyrtarë civilë brenda e rreth objektit. Nuk ka ngritje të masave. Të gjitha masat janë ndërmarrë sikur në çdo vend tjetër”, ka deklaruar ai.

Nexhat Uglani, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut ka thënë se bashkëpunimi në mes kryetarit të ri dhe kuvendit do të jetë në dobi të qytetarëve.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se sot do të zgjedhet edhe nënkryetarja.

“Përgatitjet janë përfundimtare edhe pak ja nis mbledhja solemne. Shumë shpejt do të vjen kryetari. Sot do të vjen edhe deri te fuqizmi i komunës deri më tash kemi kaluar një fazë shumë të vështirë…Tash bashkëpunimi i kryetarit dhe kuvendit do të jetë në dobi të qytetarëve”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se “13 asamblistë do të jenë, kem kourum. Sot do të zgjedhet edhe nënkryetarja do të jetë nga komuniteti serb.”

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, do të bëjë betimin më 19 maj në ndërtesën e kësaj komune, me ç’rast do të nisë zyrtarisht mandatin e tij si kryetar.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill të këtij viti, kandidati nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota, përkatësisht 66 përqind të votave në total.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të gjitha të banuara me shumicë serbe, u mbajtën pas dorëheqjeve të kryetarëve nga Lista Serbe. Një veprim i tillë erdhi pasi Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendimin që të bëhej konvertimi i targave në “RKS”.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor. Të njëjtat u bojkotuan në masë të madhe nga pjesëtarët e komunitetit serb.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika