Makina godet këmbësorët në Manheim të Gjermanisë, vdes një person

Shërbimet e urgjencës dhe policia qëndrojnë në Paradeplatz në Mannheim, Gjermani, të hënën më 3 mars 2025, pasi një shofer u përplas me një grup njerëzish në një rrugë këmbësore në Mannheim, duke vrarë një person dhe duke plagosur të tjerë, tha policia gjermane. (René Priebe/dpa nëpërmjet AP)(René Priebe/dpa nëpërmjet AP)

Në Manheim të Gjermanisë policia është duke zhvilluar një operacion ku mediat lokale raportojnë se një makinë goditi turmën e këmbësorëve.

Qytetarëve u është kërkuar të shmangin qendrën e qytetit, derisa në vendngjarje janë edhe shërbimet emergjente.

Siç ka raportuar BBC, një person ka mbetur i vrarë dhe “disa” të plagosur, por nuk ka të dhëna të mëtejshme.

Dëshmitarët okularë në Mannheim kanë folur për mediat lokale, me një duke thënë se “i gjithë ferri shpërtheu” pas incidentit.

Burri, i cili ishte ulur në një restorant aty pranë, thotë për Welt se ka parë njerëz që iknin në panik pasi makina goditi këmbësorët.

Ai ka theksuar se policia ishte kudo, me helikopterë që qarkullonin sipër.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika